Argjentina ka mposhtur në transfertë Bolivinë, duke marrë fitoren e dytë radhazi në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026.
Kampionët e Botës kanë fituar me rezultatin 3:0 edhe pse pa Lionel Messin në fushë.
Shiritin e kapitenit e mbajti Anhel di Maria, i cili shkëlqeu me dy asiste në golat e parë, të cilët u shënuan nga Enzo Fernandez dhe Nikolas Taljafigo.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë për argjentinasit. Ndërsa në pjesën e dytë në minutën e 83′ u shënua edhe goli i tretë nga Nikolas Gonzales që vulosi fitoren e ekipit të Skalonit.