Rivaldo Vitor Borba Ferreira dhe George Haxhi po bashkëpunojnë bashkë në Rumani pasi braziliani ka zyrtarizuar ditën e sotme blerjen e 10% të aksioneve të skuadrës të ish-mesfushorit rumun.
51-vjeçari do të ketë një impakt të madh për klubin Farul Constanta. Një fakt të tillë e pranon edhe vetë Haxhi, i cili është shprehur se klubi kampion i Rumanisë kishte nevojë për një hap të tillë.
“Mendoj se hyrja e një kampioni siç është Rivaldo i jep një tjetër dimension klubit tonë.
Edhe pse jemi kampionët në fuqi kemi nevojë për një bashkëpunim si ky të rrisim edhe më shumë standardet”, tha Haxhi.