Portieri i Barcelona-s, Marc-Andre ter Stegen, ka këshilluar shokun e tij të kombëtares Kai Havertz të injorojë kritikët.
Ylli i ri i Arsenal-it ka marrë shumë kritika në këtë sezon pas disa paraqitjeve jo bindëse me klubin dhe kombëtaren.
Havertz ka mërzitur tifozët e Gjermanisë kur ka vënë në dyshim mbështetjen e tyre gjatë Kupës së Botës në Katar.
Megjithatë, Ter Stegen ka thënë: “Si lojtarë, ne duhet të përqendrohemi vetëm te një gjë, dhe kjo është fitorja.
“Fatkeqësisht, ka pasur shumë probleme gjatë Kupës së Botës, që na kanë shqetësuar ne dhe tifozët.
“Jam i lumtur që Kupa e Botës ka mbaruar”.