Derbi i madh mes Kosovës së Dussedorfit dhe SG Benrath-Hasselsit, dy skuadra që luajnë në të njëjtin stadium 

Futboll

Derbi i madh mes Kosovës së Dussedorfit dhe SG Benrath-Hasselsit, dy skuadra që luajnë në të njëjtin stadium 

Nga: K. G. Më: 13 shtator 2023 Në ora: 15:25
Kosova e Dussedorfit

I madh dhe i vogël me padurim e presin përballjen mes dy skuadrave që nuk njohin humbje e as barazim në pesë javët e para të Bezirksliga.

Kosova e Dussedorfit dhe SG Benrath-Hassels ndeshen mes vete, dy skuadra që ndajnë vendin e parë me nga 15 pikë.

Një ndeshje që pritet me drithërima në fundjavë për faktin se të skuadrat luajnë në të njëjtën fushë, kjo e bën edhe më atraktive këtë derbi të javës së gjashtë.

Kosova synon fitoren e gjashtë me radhës dhe të shkëputet me tre pikë nga rivali i të dielës së fundjavës.

“Ndonëse ndajmë të njëjtin vend, të njëjtin stadium ndeshja jonë e radhës këtë të diele cilësohet si ndeshje derbi por jo vetëm për këtë arsye, ekipi ynë dhe SG Benrath-Hassels ndajnë vendin e parë dhe të dytë në tabelë edhe këtë sezon si para dy viteve ku garonim në Kreisliga A. 

Një kundërshtar mjaft i fortë i cili po tregon rezultate pozitive që nga fillimi këtij sezoni si hyrje e re në Bezirksliga ka po aq fitore sa edhe lojë. 

Rivaliteti ynë është aty ndër vite ndaj edhe premton një ndeshje me intensitet të lartë dhe të bukur për sy si çdoherë”, njofton FC Kosova.

Ndeshja është me rëndësi të madhe, dy skuadra që kërkojnë trepikëshin, nga ana tjetër Kosova fton sa më shumë shikues që të janë të pranishëm në derbin e madh. 

“Duke marrë parasysh rëndësinë e lojës edhe rivalitetin e madh kundër dy skuadrave ne ftojmë të gjithë futbolldashësit të cilët ishin të pranishëm gjithmonë të jenë të pranishëm në këtë ndeshje në përkrahje të skuadrës tonë dhe të dalim me 3 pikë në fund të ndeshjes që të festojmë së bashku.

Andaj ju presim në numër të madh në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit edhe pse është ende fillimi.

Këtë të diele me fillim nga ora 15:00

FC Kosova Düsseldorf - SG Benrath Hassels në Am Wald 130,40599 Düsseldorf”, ka nënvizuar FC Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat