Ish - vëzhguesi i UEFA-s, Cristi Bivolaru, është i bindur se Kombëtarja e Rumanisë do t'i luajë ndeshjet e fundit të Euro 2024 pa mbështetjen e tifozëve, pasi u ndërpre ndeshja me Kosovën (2:0).
Ish - vëzhgues i UEFA-s njofton masa ndëshkuese për Rumaninë: “Nuk shpëtojmë vetëm me një gjobë!”.
Cristi Bivolaru beson se nuk është më problem të ikësh vetëm me një gjobë, apo me mbylljen e pjesshme të stadiumit, ndaj edhe ndeshja jashtëzakonisht e rëndësishme me Zvicrën mund të luhet pa shikues.
"Nuk isha në lojë të martën mbrëma, por nga ajo që pashë, sigurisht që nuk do të shpëtojmë vetëm me një gjobë.
Mendoj se do të ketë një ose dy ndeshje pa shikues, pas asaj që ndodhi në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës”, tha Cristi Bivolaru, për mediumin rumun “ProSport”.