Polonia ka ndarë rrugët me trajnerin Fernando Santos, ka njoftuar Federata Polake e Futbollit të mërkurën.
Kjo pas humbjes në Shqipëri me rezultat 2-0, e cila ka bërë që tashmë të vështirësohet rruga për në Euro 2024.
“Përzgjedhja e një trajneri të ri tani është prioritet për bordin e Federatës Polake të Futbollit (PZPN), kështu që së shpejti do të njoftojmë se kur do të bëhet prezantimi i tij”, ka thënë presidenti i PZPN, Cezary Kulesza.
Portugezi kishte pasur në detyrë trajnerin Czeslaw Michniewicz, i cili gjithashtu ishte shkarkua pas eliminimit të Polonisë në Botërorin e Katarit gjatë vitit të kaluar.