Klopp zbulon fitoren më të bukur në karrierë

Futboll

Klopp zbulon fitoren më të bukur në karrierë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 20:32
Klopp

Jyrgen Klopp ka fituar pothuajse gjithçka në karrierën e tij si trajner, por kujtesa e tij më e bukur lidhet me ngjitjen në Bundesligë të arritur në vitin 2004 me Maincin.

Trajneri i Liverpulit e konsideron atë suksesin e tij më të madh, duke qenë se kjo arritje u bë realitet nga një ekip i përbërë nga lojtarë pa shumë stof, të cilëveiu dha një shans i dytë dhe e shfrytëzuan në maksimum.

”Kushtet ishin aq të këqija sa askush nuk e konsideroi të mundur. Por ne qëndruam në rrugën e duhur dhe ia dolëm.

Më vonë fitova tituj më të mëdhenj, por edhe sepse kisha skuadra më të mira në dispozicion, kushte më të mira, më shumë para”, tha Klop gjatë një vizite në Mainc.

“Nuk ka të bëjë me atë se si duken gjërat nga jashtë, por se si ato ju bëjnë të ndiheni”, vijoi më tej trajneri i Liverpulit. Gjermani e ka fituar dy herë Bundesligën, në vitin 2011 dhe 2012 me Borusian e Dortmundit, si dhe Kupën e Gjermanisë.

Në vitin 2015 ai nënshkroi me Liverpulin, me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve në 2019 (së bashku me Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube), Premier Ligën në 2020, Kupën Karabao dhe atë FA në 2022-shin.

Ai gjithashtu ka humbur tri finale të Ligës së Kampionëve dhe një të Ligës së Europës në karrierën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat