Lajme shumë të mira vijnë nga infermieria, aty ku dy prej titullarëve kanë arritur të rikuperohen për ndeshjen e nesërme ndaj Vllaznisë. Kristian Mba i ka kaluar plotësisht problemet abdominale dhe prej pak ditësh stërvitet me intensitet maksimal me ekipin.
Ai mund të llogaritet edhe mes titullarëve ndaj Vllaznisë.
Ndërkohë, ditën e djeshme normalisht me skuadrën është stërvitur edhe Adnard Mehmeti.
Mesfushori ka arritur të rikuperohet mjaft shpejt nga tërheqja muskulore dhe do të përfshihet në llogaritë e Zekiçit për transfertën e Shkodrës.
Dje në pjesën e parë të seancës stërvitore nuk u pa Eros Grezda dhe nga klubi bëjnë me dije se gjakovari i është nënshtruar një programi specifik në palestër.
Nga ana tjetër, edhe Mensah dhe Sembene vijojnë të stërviten të veçuar dhe nuk janë në llogaritë e Zekiçit për këtë sfidë.