Futbollisti i Chelsea, Noni Madueke e ka përshkruar me fjalë të mëdha trajnerin e skuadrës, Mauricio Pochettino.
Chelsea nuk pati sukses ediconin e kaluar në Premier League: shkarkoi trajnerë dhe përfundoi në pozitën e dymbëdhjetë. Madueke i cili gjithashtu është prurje e re te skuadra e ka vlerësuar argjentinasin.
"Ai është një menaxher shumë i mirë: ka krijuar një kulturë ku ne jemi vëllezër jashtë fushës. Jemi me fat që e kemi atë", ka thënë ai. “Ai është gjithashtu transparent, gjë që është vërtet e rëndësishme”.
Megjithatë edhe pse skuadër me trajner tjetër e edhe me plot lojtarë të tjerë, prapë Chelsea nuk ka pasur një fillim të mirë.
Pas katër ndeshjesh ka mbledhur vetëm katër pikë. Më 17 shtator skuadra e Pochettino luan si mysafir i AFC Bournemouth.