Mediumi zviceran: Kosova tërbohet, rumunët kërkojnë falje, UEFA hesht

Futboll

Mediumi zviceran: Kosova tërbohet, rumunët kërkojnë falje, UEFA hesht

Nga: K.G. Më: 13 shtator 2023 Në ora: 21:42
Tifozët me pankartën e turpshme

Rumania – Kosova, ndeshja u ndërpre për rreth një orë në kualifikueset për Kampionatit Evropian në futboll.

“Kosovarët tërbohen, rumunët kërkojnë falje, UEFA hesht”, është titulli i mediumit zviceran “20min”.

“Në faqen e saj të drejtpërdrejtë të martën, UEFA i vlerësoi si “sjellje diskriminuese” veprimet e tifozëve rumunë që shkaktuan ndërprerjen e lojës në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian në Bukuresht, mes mikpritësve Rumanisë dhe Kosovës.

Për shkak se ultrasit rumunë e shfaqen pankartën ku shkruante "Kosova është Serbi" dhe këndonin këngë pro-serbe, loja u ndërpre për rreth 45 minuta.

Tifozët rumunë nuk reshtin me fyerje ndaj kosovarëve me thirrje raciste. 

Portieri i Kosovës Arijanet Muric iu përgjigj fyerjeve me një kapje provokuese të organeve gjenitale.

Njëjtë e bëri edhe portieri zëvendësues kosovar Samir Ujkani”, shkruan mes të tjera media zvicerane.

Portali rumun “Sport.ro” ka shkruar: “Pas këtij incidenti, ka shumë gjasa që ndeshja e radhës në shtëpi e Rumanisë kundër Andorrës të zhvillohet pa shikues”.

Sipas gazetarit rumun Emanuel Rosu, tifozët rumunë që mbanin pankartën kundër Kosovës u rrethuan dhe u identifikuan nga policia rumune pas ndeshjes.

Me çfarë pasojash të mëtejshme përballen ata tani mbetet e paqartë.

Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat