Kapiteni i Kombëtarës së Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar përmes një postimi të bërë në rrjetin sociale “Instagram” për skandalin e ndodhur në Rumani, ku tifozët vendës e shfaqën pankartën “Kosova është Serbi” dhe bënë thirrje nacionaliste “Serbia, Serbia”.
Kapiteni Rrahmani ka qenë kritik ndaj tifozëve huliganë rumunë, të cilët i ka këshilluar që njerëzit t’i shohin si qenie njerëzore, e jo si një objekt për t’i fyer dhe për t’i diskriminuar ata.
“Kur t’i shohim njerëzit si qenie njerëzore, jo si qytetarë të një shteti tjetër, i përmbushim vlerat e humanizmit”, ka shkruar futbollisti kosovar i Napolit në Instagram.
Kujtojmë, se ndeshja Kosovë-Rumani përfundoi 2 me 0 në favor të Rumanisë.