Kombëtarja e Gjermanisë isë arriti të shuante “zjarrin” e kritikave me fitoren e fundit ndaj Francës, e përfunduar me shifrat 2-1. Shkarkimi i Hansi Flikut duket se ka kthyer normalitetin e përkohshëm në kamp, e ku edhe gjetja e pasuesit po zgjidhet si problem.
BISEDIMET- Prestigjiozja “SPORT1” shkruan se fill pas suksesit kundër “gjelave”, bordi i DFB-së, pra anëtarët e federatës janë vënë në lëvizje për emrin e ri të pankinës e ku synimi i tyre në kushtet e opsioneve të lira përkon me Julian Nagelsmanin.
Mediumi shkon më tej se bisedimet mes palëve janë pozitive dhe ish-tekniku i Bajernit është i hapur në marrjen e “timonit” te përfaqësuesja.
Trajneri i përkohshëm, Rudi Fëler, tha paraprakisht në media se brenda 3 javëve ata do të emërojnë pasuesin e Flikut. Gjithsesi, ky personazh nuk preferohet së tepërmi nga legjendat vendëse.