Xhandarmëria rumune reagon pas skandalit të madh në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, ku u shfaq pankarta “Kosova është Serbi” dhe brohoritjeve Serbia, Serbia.
Andrei Preda, njëri nga drejtuesit e “Brigadës së Bashkuar nën trengjyrësh”, ka treguar se pankarta përkatëse është futur në stadium me pëlqimin e Xhandarmërisë.
“Pretendimi i tifozit është i pabazuar!
Ne e mohojmë kategorikisht këtë!
Ne mohojmë kategorikisht pretendimin e një përkrahësi se pankarta me mesazhin ‘Kosova është Serbi” është futur në stadium me pëlqimin e Xhandarmërisë”, thuhet nga Xhandarmëria.
“Pra, deklarata e atij tifozi është e pabazuar, e pavërtetë, e pambështetur me prova konkrete dhe është shprehje vetëm e një mendimi personal dhe jo e vërtetë faktike”, është mesazhi nga Drejtoria e Përgjithshme e Xhandarmërisë së Bashkisë së Bukureshtit.