Pronari i Milan-it, Gerry Cardinale, feston një vit në drejtim të klubit kuqezi.
Për rastin ka dhënë një intervistë për të përjavshmen 7 të Corriere della Sera, me të përditshmen italiane që ka zgjedhur të pubolikojë disa pjesë para botimit të intervistës së plotë nesër.
“Ndryshimi nuk është një fjalë e keqe”, slogani me të cilin përmblidhet vizioni i tij.
Cardinale ka hyrë pa shumë zhurmë te Milan-i, siç tregon edhe fakti se “për një vit kam mbajtur organizimin e trashëguar”, por në verë ka nisur ndryshimi që ka dashur “një Milan më fizik, më i fortë, më i shpejtë, më europian dhe kjo është parë në këtë fillim sezoni”.
Megjithatë, në vizionnin e tij nuk është vetëm ndryshimi i Milan-it, por i gjithë futbollit italian për të reduktuar distancat me Premier League, “dhe unë besoj se mund të jap një kontribut”.