Kudo që ndodhet, Neymar është në gjendje të zhvendosë ekuilibrat dhe të jetë në qendër të vëmendjes.
Sulmuesi është në shënjestrën e mediave për një polemikë që ka nisur në ditët e kaluara mes klubit të tij të ri, Al Hilal, dhe federatës braziliane.
Gjithçka për shkak të fromës së tij fizike.
Dhe është për këtë arsye pse O’Ney nuk ka debutuar akoma në Saudi Pro League dhe trajneri Jorge Jesus ka thënë:
“Nuk e kuptoj arsyen pse Brazili e ka grumbulluar, është i dëmtuar dhe nuk do të mund të zbresë në fushë”.
Përgjigjja e Seleçaos nuk ka vonuar:
“Për ata që nuk e dinin se çfarë do të bënte, e kanë kuptuar tashmë. 180 minuta në fushë dhe një dygolësh kundër Bolivisë. Ka thyer rekordin, është argëtuar dhe u ka treguar të gjithëve se është një super lojtar”.