Arturo Vidal ka qenë në qendër të vëmendjes në ditët e fundit.
Në fillim dëmtimi i rëndë i pësuar duke luajtur me Kilin e tij, i zëvendësuar në pjesën e dytë dhe i dërguar me ambulancë në spital, më pas deklaratat e ashpra në rrjetet sociale që po bëjnë xhiron e botës.
Deklarata me të cilat ka sulmuar Real Madrid:
“Kundër tyre kam përjetuar shumë vjedhje në karrierën time, saqë disa herë harroj detajet. Skuadra e mia janë vjedhur gjithmonë dhe shumë herë”, ka thënë mesfushori.
Në veçanti, Vidal i referohet ndeshjeve me eliminim direkt që Bayern-i i tij luajti kundër spanjollëve, duke shpjeguar se Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në pozicion jashtë loje dhe Casemiro duhej të ishte ndëshkuar me kartonin e kuq.
Ndeshja e luajtur në sezonin 2016-17 ishte e vlefshme për një vend në gjysmëfinalet e Champions League. Pas fitores 2-1 të Real-it në Mynih, gjermanët fituan me të njëjtin rezultat në Bernabeu.
Ndeshja shkoi me shtesë, por Vidal ishte ndëshkuar me karton të kuq: “Ishte një ndeshje e tmerrshme, ajo në stadiumin e tyre”, ka thënë kiliani.
Dhe pyetjes në lidhje me arbitrime në favor të Real-it në Champions, Vidal ka thënë:
“Ka shumë presion. Për atë që kam parë unë, po, favorizohen nga arbitrat. Kam vuajtur shumë vjedhje kundër tyre”.