Pendohet Draxler

Futboll

Pendohet Draxler

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 18:25
Draxler

Julian Draxler tani ka ndryshuar mendim, futbollist gjerman është gati të transferohet në Katar.

Mesfushori 29-vjeçar gjerman, i cili fillimisht refuzoi ofertën e Al-Ahlit (Katar) për arsye familjare, me sa duket është bindur në orët e fundit dhe është gati të nisë një fazë të re në karrierën e tij.

Ish-lojtari i Schalke 04 dhe Wolfsburgut, raporton “Sky Sport DE”, i ka informuar të dy klubet: 20 milionët e vendosura në tryezë nga skuadra me qendër në Doha ishin vendimtare, gjë që i shtyu francezët të shpejtonin operacionin.

Draxler do të mbërrijë në skuadrën e tij të re mes së premtes dhe së shtunës për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për të nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat