Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion pas ndeshjeve të Kombëtareve.
Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj xhiro të pestë do të zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini pret Ballkanin.
Delegimet tanimë janë bërë me short dhe gjyqtari Mentor Ajeti do të rikthehet të gjykojë në elitën e futbollit kosovar pikërisht duelin Dukagjini – Ballkani.
Të shtunën në mesditë Feronikeli ’74 pret Llapin në sfidën që gjykohet nga Ilir Mehmeti.
Alban Shala do ta ndajë drejtësinë në Lipjan ku takohen Fushë Kosova dhe Drita, derisa Valon Bajgora është gjyqtari kryesor në sfidën Gjilani – Malisheva.
Ndërkohë në duelin tjetër të të dielës që zhvillohet në kampin nacional mes Prishtinës dhe Lirisë do të ndajë drejtësinë Egzon Dakaj..