Dy ndeshjet fantastike të Kombëtares sonë ndaj Çekisë ku morëm një barazim 1-1 dhe më pas fitorja 2-0 ndaj Polonisë nuk janë kaluar pa u vënë re nga shumë agjentë.
E pikërisht duke ngelur te ta, agjenti i Mario Mitaj, Silvio Pagliari shfrytëzoi pauzën e Kombëtareve për të ndjekur nga pranë kuqezinjtë në transfertën në Çeki, me qëllimin për të parë dhe lojtarë të tjerë veç mbrojtësit.
“Ndoqa ndeshjen Republikë Çeke-Shqipëri, kishte shumë futbollist të fortë.
Shqipëria nëse do të shkojë në Europian, mund të jetë si Maroku në Botërorin e futbollit. Në nivelin ndërkombëtarë është ribalancuar shumë”, deklaroi agjenti që është shumë optimist për të ardhmen e kombëtares kuqezi.