Simone Soxa do të ketë nderin dhe barrën e arbitrimit të derbit të Madoninës që do të zhvillohet nesër në orën 18:00 në “San Siro”.
Do të jetë hera e parë që dueli i Milanos do të arbitrohet nga një milanez dhe kjo do të jetë ndeshja e 34-t për Soxën në Serinë A.
36-vjeçari do të ndihmohet nga anësorët Karbone dhe Xhalatini, ndëkrohë që në Var do të jetë Alehandro di Paolo.
Bilanci është pozitiv për të dyja skuadrat nën drejtimin e arbitrit. Soxa ka vendosur drejtësi në tre ndeshje të Interit në karrierën e tij dhe zikaltrit kanë fituar në të gjitha: Në sezonin 2021-‘22 në 3-1 kundër Romës, sezonin e kaluar në 2-1 në “Mapei” kundër Sasuolo dhe në 1-0 në “San Siro” kundër Napolit.
Precedentët janë edhe në favor të Milanit, që ka qenë i drejtuar dy herë nga Soxa, duke numëruar po kaq fitore. E para ka qenë në çerekfinalen e Kupës së Italisë 2021-‘22 (4-0 kundër Lacios), e dyta 2-1 kundër Fiorentinës në 2022-‘23.