Sipas elgoldigital.com, Federico Chiesa mund të jetë drejt largimit nga Juventus-i. Kjo do të thotë se dyshja sulmuese e bardhezinjve mund të ndahet shumë më herët nga sa ishte parashikuar.
Portali spanjoll, në fakt, ka bërë të ditur se Chiesa është prej kohësh në shënjestrën e Atletico Madrid, që mund të trokasë në derën e bardhezinjve gjatë verës së ardhshme, për shkak se Antoine Griezmann mund të largohet nga Colchoneros.
Francezi duket se ka informuar klubin mbi planet e tij për të ndërruar ambient dhe mund të bëhet shok skuadre me Leo Messi-n tek Inter Miami.
Atletico e ka pranuar vendimin e francezit dhe duket se konsideron Chiesa-n si zëvendësuesin ideal për ish-lojtarin e Barcelona-s.
Nëse italiani do të transferohet në Madrid, Giuntoli mund të hidhet në sulm për Jadon Sancho, që shihet si zëvendësuesi perfekt për Chiesa-n.