Të hënën (më 18 shtator) do të mbahet seminari për trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës.
Instruktori italian Ferretto Ferretti do të ligjërojë së bashku me instruktorin e Federatës së Futbollit Shqiptar, Astrit Maçi.
Ferretti është nga njerëzit kryesor në shkollën e futbollit në Coverciano.
Seminari fillon në orën 9.30, një pjesë mbahet në ambientet e FFK-së dhe pjesë tjetër në Kampin Nacional në Hajvali në organizim të Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës.
Trajnerët do të pajisen me certifikata të Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës.