Lëvizje surprizë e Partizanit në merkaton e futbollistëve.
Klubi i kuq ka njoftuar këtë të premte nënshkrimin me Emiliano Vilën, një njohje e vjetër e të kuqve, që rikthehet te kampionët në fuqi pasi mbylli përvojën me Teutën.
Kujtojmë që Vila ka luajtur në dy periudha në klubin e kuq: gjatë sezonit 2014—2015 dhe në 2016-2018, duke shënuar nëntë gola në 101 ndeshje në Kategorinë Superiore me fanellën e Partizanit.
Investimet e FSHF në infrastrukturë nuk ndalen, Presidenti Duka inauguron një tjetër fushë të re në Kamëz
Njoftimi i Partizanit:
“Partizani njofton rikthimin e Emiliano Vilës në familjen e kuqe.
Drejtuesit dhe mesfushori i njohur kanë mbyllur marrëveshjen mes tyre dhe nga sot Vila do të jetë pjesë e Kampionëve të Shqipërisë për këtë sezon futbollistik. Pas eksperiencës pozitive me Teutën sezonin e kaluar Vila rivesh fanellën e kuqe.”.