Humbje e rëndë për Ferizajn e kryetrajnerit Ismet Munishi.
Prishtina e Re e ka tronditur Ferizajn duke e mundur me rezultat 4:2.
Ferizaj ka pësuar humbje si vendas, një humbje që dhemb shumë.
“Kjo fitore e madhe i dedikohet Eridon Malokut i cili në minutën 1-rë e theu këmbën!
Shërim të shpejtë kampion.
Të presim edhe më të fortë.
Urime fitorja të gjithëve”, njofton KF Prtishtyina e Re.
Pas javës së 4-të në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B në futboll, Prishtina e Re kryeson me 9 pikë dhe Ferizaj është në të tretin me 7 sosh.