Ja kur do të luhet java e katërt

Futboll

Ja kur do të luhet java e katërt

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Liga e Kampioneve, e cila ngre siparin këtë mesjavë, ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit për të ndryshuar oraret e dy ndeshjeve të caktuara për tu luajtur të martën.

FSHF ka ndryshuar oraret e planifikuara për sfidat Laçi-Vllaznia dhe Teuta-Skënderbeu.

Dueli i parë ishte planifikuar në orën 16:00 ndërsa e dyta në orën 19:00. Por për të shmangur përplasjet me ndeshjet e turneut më të madh për klube, FSHF ka bërë modifikimin e nevojshëm, duke i kaluar të dy këto ndeshje në orën 15:00.

Sa u përket ndeshjeve të ditëve të tjera, ato nuk kanë pësuar ndryshime me sfidën Erzeni-Dinamo që luhet nesër, ndërsa sfidat Kukësi-Tirana dhe Partizani-Egnatia do të luhen të hënën.

Java IV

Nesër

Erzeni-Dinamo ora 16:00

Të hënën, 18.09.2023

Kukësi-Tirana ora 16:00

Partizani-Egnatia ora 18:30

Të martën

Laçi-Vllaznia ora 15:00

Teuta-Skënderbeu ora 15:00

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat