Shkupi do ta luaj ndeshjen e parë zyrtare me trajnerin e ri!
Shkupi do të hap sot xhiron e shtatë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut kur në Çair do të pret Brera Strumicën.
Skuadra bardheblu do ta luaj këtë ndeshje me trajnerin e ri,
Mladen Zhizhoviç, i cili erdhi për të zëvendësuar Xhihad Arslanin e larguar.
Për teknikun boshnjak kjo do të jetë ndeshje e parë zyrtare me Shkupin, ndërsa gjatë pauzës së shkurt në kampionat, ai udhëheqi skuadrën nga Çairi në një ndeshje miqësore ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit.