Inter dhe Milan luajnë derbin për javën e tretë të Serie A, teksa dy skuadrat vijnë me pikë të plota duke u shfaqur në këtë fillim të sezonit si favoritet për triumfin final.
Në lidhje me derbin foli edhe një ish-lojtar i kuqezinjve, Massimo Ambrosini. Ky i fundit theksoi se Inter-Milan është derbi më i bukur në botë.
“Skuadrat milaneze janë rikthyer dominuese. Është pak e vështirë të gjesh favorit në këtë ndeshje, Interi është shumë i vetdijshëm për forcën që zotëron dhe Inzaghi nuk i trembet më faktit që konsiderohet favorit.
Këto skuadra janë bërë protagoniste edhe në Europë, megjithatë duhet të tregojmë respekt edhe për Napolin me Lazion.
Gjithsesi, Inter-Milan është derbi më i bukur në botë”, u shpreh Ambrosini.
Ndeshjen mes Inter dhe Milan mund ta ndiqni në SuperSport duke nisur nga ora 18:00.