Leo Messi është lënë jashtë listës së të grumbulluarve të Inter Miami-t për ndeshjen e kampionatit. Gjithçka e vërtetë Edhe kampionët mund të lihen jashtë.
Sulmuesi argjentinas nuk do të jetë në fushë kundër Atlanta United. Arsyet e përjashtimit janë shpjeguar nga trajneri i klubit amerikan, Gerardo “Tata” Martino.
“Leo është mirë, por do të jemi të kujdesshëm me të sepse kemi shumë ndeshje të rëndësishme në pak kohë.
Nuk është e lehtë të luash çdo ndeshje 90 minuta çdo 2 ose 3 ditë.
“Kundër Bolivisë ka pushuar për shkak të një shqetësimi muskulor, kështu që nuk duam të rrezikojmë”, ka deklaruar Tata Martino.