Ditë e keqe për Kolnin e Leart Paçaradës!

Futboll

Ditë e keqe për Kolnin e Leart Paçaradës!

Nga: K. G. Më: 16 shtator 2023 Në ora: 17:29
Hoffenheim

Hoffenheim ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Koln-it, në takimin e javës së 4-të të Bundesliga I.  

Vendasit nuk ia dolën ndaj Hoffenheimit.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Paçarada, u paraqit titullar duke u zëvendësuar në minutën e 76-të.

Futbollisti Mërgim Berisha është aktivizuar nga minuta e 58-të për Hoffenheimin.  

Për Hoffenheim shënuan Kramariç (1'), Grillitsch (24') e Beier (42') dhe për Koln-in realizoi Selke (61').

Hoffenheim është në vend të pestë me 9 pikë dhe Koln në të 16-shin me 1 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat