Manchester City nuk ka lejuar befasi në Londër, duke triumfuar me rezultat 3:1 ndaj West Ham-it.
Lojë e mirë e Cityt u shpërblye me tre pikë.
Në minutën e 36-të Ward-Prowse kaloi në epërsi skuadrën nga Londra.
Ky gol veç e ka motivuar edhe më shumë Cityn duke shënuar tre gola në pjesën e dytë përmes futbollistëve Doku (46'), Silva (76') e Haaland (86').
City ka pesë ndeshje po aq fitore dhe udhëheq me 15 pikë, ndërsa West Ham pësoi humbjen e parë dhe zë vendin e gjashtë me 10 pikë.