Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Fushë Kosovës në udhëtim 1-1.
Përkundër se ishin favorit i madh për ta fituar këtë takim, gjilanasit nuk ia dolën duke zhvilluar një lojë aspak të mirë.
Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka thënë pas ndeshjes se nuk është i kënaqur pasi luajtën për tre pikët.
“Nuk jam i kënaqur sigurisht sepse erdhëm për pikët e plota. Shënuam por edhe pranuam gol. Jemi munduar të luajmë nga krahët për ta gjetur Blerim Krasniqin.
Nuk e shoh problem që Blerimi ta prekë topin pesë ose gjashtë herë, por duhet të jemi më kreativ nga krahët dhe mesi i fushës, e pastaj Blerimi duhet ta kryejë punën e të shënojë”.
“Jemi munduar të krijojmë hapësira, por Fushë Kosova pas minutës së 60-të u mbyll dhe ishte problem. Është vetëm ndeshja e katërt dhe edhe po të fitonim, do të kërkonim pikët e plota ndaj Prishtinës”, ka thënë Vavalis.