Detoniti tronditi Besën, Kozhuv “thyen” Pelisterin.
Pasditen e sotme janë luajtur të tetë ndeshjet e javës së 5-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë së veriut në futboll.
Favoritet më të mëdhenj Besa e Dobërdolit dhe Pelisteri i Manastirit, zhgënjyen.
Besa humbi në derbi me rezultat 2:0 nga Detoniti në Radovish dhe Pelisteri mundet me 3:2 nga Kozhuv në Gjevgjeli.
Besa ka pësuar humbjen e parë pas 4 fitoreve.
Bashkimi i Kumanovës pësoi humbje me 1:0 nga Novaci dhe Arsimi i Çegranit ngadhënjen në udhëtim me rezultat 6:0 ndaj Karaormanit.
Kozhuv kryeson me 15 pikë, pasojnë Detonit 13, Besa 12, Pelisteri 10 pikë etj.
Java e pestë
Bellasica – Pobeda 3:1
Detonit - Besa 2:0
Sasa- Teteksi 1:2
Karaormani - Arsimi 0:6
Kozhuvi - Pelisteri 3:2
Novaci - Bashkimi 1:0
Osogova – Ohrid 0:3
Vardari (N) – Skopje 2:0