Cagliari-Udinese ndanë pikët në javën e katërt të Serie A, me skuadrat që ende nuk kanë provuar ende “shijen” e triumfit për këtë sezon.
Takimi u mbyll me barazim pa gola, me dy ekipet që u munduan, por nuk ia dolën të gjenin rrugën drejt rrjetës.
Ishin miqtë ata që diktuan ritmin si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytë, megjithatë dolën me vetëm një pikë nga “Unipol Domus”, me Cagliarin që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi në minutën e 90+5′ Wieteka mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij në inferioritet për një minutë lojë.
Pas raundit të katërt të Serie A, Cagliari renditet në vend të 18-të me vetëm dy pikë, teksa Udinese pozicionohet në vend të 16-të me tre pikë.