Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim!
Simone Inzaghi u dha një ditë pushim të gjithë lojtarëve të tij pas fitores 5-1 në derbi ndaj Milanit.
Sipas raportimeve të medieve italiane, grupi do të bashkohet sërish nesër për të nisur përgatitjet për ndeshjen e Champions League kundër Real Sociedad.
“Zikaltërit” e Milanos do të ndeshjen me ekipin spanjoll të mërkurën në orën 21:00 në “San Sebastian”.