Erzeni do të presë Dinamon në orën 16:00 në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Superiores.
Shijakasit nuk kanë shijuar ende fitoren e parë të këtij sezoni, ndonëse ka siguruar dy pikë në takimet e mëparshme, teksa u mund në javën e tretë nga Egnatia me rezultatin 4-3.
Ndërkohë, blutë siguruan tre pikët e para duke fituar 2-1 ndaj Kukësit.
Trajnerët Deliallisi dhe Di Biaxho kanë publikuar formacionet zyrtare për duelin që luhet në Rrogozhinë.
FORMACIONET ZYRTARE
ERZENI: Hasanbelli, Alba, Sadiki, Atanda, Osmanllari, Maliqi, Kahrimanoviç, Peposhi, Zeka, Mihana, Meçja
Trajner: Alfred Deliallisi
DINAMO: Rexhepi, A. Marku, Behiratçe, Samake, Prodani, Krasniqi, Lorran, Denison, Zabërgja, Kaçorri, Vila
Trajner: Luixhi di Biaxho.