Java e tretë ishte për rekord në Superiore, teksa u shënuan 21 gola në katër ndeshje, ndërsa vetëm në Vllaznia-Partizani nuk pati rrjeta të prekura.
*Mesatarja e kësaj jave është 5 gola për ndeshje me dy rezultate të çmendur: Laçi-Teuta 6-1 dhe Egnatia-Erzeni 4-3.
* Plot 27 kartonë të verdhë u dhanë në pesë ndeshjet e kësaj jave, ndërsa pati edhe një të kuq në Vllaznia-Partizani, ku u ndëshkua mesfushori senegalez i “demave”, Maguet Gueje, që në minutën e 13-të.
* Tripleta e parë e këtij sezoni i takon sulmuesit ganez të Egnatias, Rafael Duamena, i cili ishte i papërmbajtshëm në ndeshjen ndaj Erzenit. Tashmë ai kryeson listën e golashënuesve me pesë gola.
* Laçi konfirmohet si skuadra makth për Teutën, teksa dje ishte humbja e pestë radhazi që durrsakët pësojnë ndaj kurbinasve për ndeshjet e vlefshme për llogari të kampionatit.
Në sezonin e kaluar, në të katërta fazat, bardhezinjtë fituan kundër Teutës (3-1, 0-1, 4- 3 dhe 1-2), ndërsa takimi i djeshëm shënoi triumfin e thellë 6-1.