Skuadra shqiptare, Voska Sport e Ohrit, nuk ia del në Shkup.
Rabotniçki ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Voskës, në takimin e javës së shtatë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Golat i realizuan Velkovski (31' - nga penalltia) dhe Gando (59').
Rabotniçki është në vend të pestë me 12 pikë dhe Voska në të dhjetin me 7 sosh.