Dukagjini i Klinës ka ndalur një pikë të madhe në vatër të vet.
Dukagjinasit kanë luajtur baras (1:1) me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës, në kuadër të javës së pestë.
Në fund të pjesës së parë Merlaku ka realizuar për Dukagjinin.
Në minutën e 72-të, Berisha ka barazuar rezultatin 1:1.
Pas javës së pestë, Llapi kryeson me 10 pikë, pasojnë Ballkani 10, Malisheva 9, Prishtina 9, ndërsa Dukagjini renditet në vend të tetë me 3 sosh.