Liria ka marrë një pikë të madhe në udhëtim te Prishtina pasi luajtën baras 1-1.
Ka qenë një ndeshje shumë interesante me prizrenasit që në fund morën një pikë falë golit të Prince Tijuezas.
Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit është shprehur shumë i kënaqur me pikën e fituar në udhëtim.
“Në secilën lojë kemi dhënë më të mirën. Lojtarët kanë luftuar mirë dhe çdo pikë që do ta marrim, do të jetë e mirëseardhur”.
“Jemi një ekip i ri në ligë dhe me kalimin e kohës, lojtarëve do t’u rritet vetëbesimi. Me Lirinë dua të sjell një ngjyrë të re në Superligë. Po punojnë intensivisith për këtë”, ka thënë Yigit.