Gjakova si gjithmonë ka zbuluar dhe formuar emra të mëdhenj të futbollit.
Një emër që po vjen është edhe talenti Besnik Doda.
Talenti i lojës më të popullarizuar është pjesë e klubit Gjakova.
Gjakovarët mburren me lojën e këtij djaloshit 16-vjeçar, që ka shpejtësi dhe teknikë të përsosur, veçmas është sulmues i frikshëm për rivalët.
“E veçanta Besnikut është futbollist qe luan në 3 pozita: Mbrojtës i djathtë, mesfushor defensivë si dhe pozita e tij veçantë sulmues i krahut të djathtë 16 - vjeçari KF Gjakova që konsiderohet si futbollist thelbësor për të ardhmen e KF Gjakova”, mburret KF Gjakova me këtë talent të madh.
Doda vjen nga komuna e Deçanit dhe punon pareshtur që të rrisë gjithnjë e më shumë cilësinë.
“I lindur në vitin 2007 në fshatin heroik të Baballoqit, komuna Deçanit, nga mosha 8 – vjeçare, u regjistrua te shkolla e futbollit Gjakova, iu nevojit shumë pak kohë që talenti i tij i jashtëzakonshëm të vërehet jo vetëm nga trajnerët e KF Gjakova , por edhe nga shumë trajner klubeve si ne vend po ashtu edhe nga shteti shqiptar.
Me skuadrën U17 të KF Gjakovës , Besniku këtë vit shkëlqeu dhe me 18 gola të shënuar dhe ishte njëri ndër futbollistët më të mirë të Superligës në kategorinë Kadetë U17”, ka treguar drejtuesit e këtij klubit, me drejtor Gëzim Daka.
Doda është standard dhe një lokomotivë e klubit për gjeneratën U17.
“Besnik Doda është futbollist standard i ekipit te U17 të KF Gjakova dhe njëherit kapiten i kësaj kategorie.
Sensi i tij për pozicionim dhe përfundim të aksioneve, e bën Besnikun futbollistë kërcënues në sulm.
Shkathtësia, ritmi, lëvizja dhe dinamizmi i tij e bëjnë atë një kërcënim të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit.
Është i shpejtë dhe ka gjuajtje precize, por në veçanti, Besniku njihet si driblues i mirë që udhëheq mirë me topin dhe i detyron kundërshtarët t'i shkaktojnë faulle në zona të rrezikshme përpara 16-metërshit.
Kështu ndaj këtij djaloshi janë vërshuar shumë klube dhe menaxher nga vendi dhe jashtë, shumë shpejtë besojmë se Besniku do jetë i ftuar edhe në kombëtaren e Kosovës ku besojmë do kishte dhënë kontribut të madh.
KF Gjakova kështu ka prodhuar një futbollist që gjithnjë i mungonte, një 7- she tipike dhe sulmuesi ofensiv që e bën të ardhmen e KF Gjakova të jetë shumë premtuese”, mburren nga KF Gjakova.