Lecce ka barazuar me shifrat 1:1 ndaj Monzës ditën e sotme.
Një tjetër paraqitje për t’u duartrokitur nga Ylber Ramadani.
Mesfushori shqiptar nga Kosova është vlerësuar me notën 6 nga “Tuttoercatoweb”.
Media e njohur italiane shkruan se Ramadani është truri i Lecces dhe se çdo aksion i verdhekuqve e ka zanafillën nga këmbët e tij.
“Ai është truri i Lecces, të gjitha veprimet sulmuese i lindin nga këmbët e tij.
Në momentin e presionit maksimal Monza humbet njëfarë distance, jo vetëm për fajet e tij.
Në pjesën e dytë ai drejton lëvizjet e të gjithë ekipit”,ka shkruar “Tuttomercatoweb”-i.