Roma ka shënuar fitore më bindëse deri me tani në edicionin e ri në Serie A.
Romakët shënuan fitore me rezultat 7:0 ndaj Empolit, në takimin e javës së 4-të në Serie A.
Roma e Mourinhos sonte ka treguar super ndeshje ndaj Empolit të Ardian Ismajit e Stiven Shpendit.
Portieri Etrit Berisha ka pësuar shtatë gola.
Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi, u inkuadruan në pjesën e dytë në radhët e Empolit.
Ismaji na minuta e 46-të e Shpendi nga e 84-ta.
Golat i shënuan Dybala (2'-nga penalltia e 55'), Sanchez (8'), Grossi (35'-autogol), Cristante (80'), Lukaku (82’) e Mancini (86').
Fitoja e parë e Romës dhe renditet në vend të 12-të me 4 pikë e Empoli në fund me 0 pikë e me goldallim 0:12.