Ndeshja Shqipëri-Çeki, çmimi i biletave në tregun e zi deri në 500 euro

Futboll

Ndeshja Shqipëri-Çeki, çmimi i biletave në tregun e zi deri në 500 euro

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Geri Kusi, presidenti i Napoli Club Albania, tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se në tregun e zi çmimi i biletave të ndeshjes Shqipëri-Çeki ka shkuar deri në 500 euro.

Sipas tij, edhe pse me këtë çmim ka njerëz që i blejnë, është e papranueshme të shiten aq për shkak të pozicionit që ofrohen.

“Çmimi më i lartë që kam parë është 500 euro. Ai ishte çmimi më i lartë, por në kategorinë C është pak pa sens, në momentin që e ble 30 mijë lekë.

Ka që e blejnë patjetër. Te E do ishte dhe pak e pranushme po te C,” – u shpreh Kusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat