Gjermania pa trajner, Ballack sugjeron një veteran me përvojë

Futboll

Gjermania pa trajner, Ballack sugjeron një veteran me përvojë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 07:00
Michael Ballack

Michael Ballack, ish-mesfushori i Bayern Munchen dhe Chelseat, por edhe i kombëtares gjermane, ka thënë fjalën e tij për trajnerin e ri të mundshëm të Gjermanisë.

Për të ka një profil ideal si udhërrëfyesi i ri teknik gjerman, siç mund të shihet nga deklaratat e tij të raportuara nga “As”.

“Ne duhet të përqendrohemi në më të mirën që ekziston. Unë do të zgjidhja një njeri me përvojë dhe Louis van Gaal është një trajner i jashtëzakonshëm.

Ai definitivisht nuk është një trajner i lehtë, por kjo nuk është një gjë e keqe. Unë mendoj se skuadra ka nevojë për kontribute të reja në planin afatgjatë. Ne ende duhet të mësohemi me faktin se ai ka një pasaportë holandeze”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat