Shkarkuan trajnerin pas ndeshjeve të shtatorit, Kombëtarja turke pranë nënshkrimit me Vincenzo Montella

Futboll

Shkarkuan trajnerin pas ndeshjeve të shtatorit, Kombëtarja turke pranë nënshkrimit me Vincenzo Montella

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 09:46
Stefan Kuntz

Barazimi 1 me 1 ndaj Armenisë i vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, pasuar nga një humbje 4 me 1, ndaj Japonisë në miqësore ka mjaftuar për të shkarkuar teknikun Stefan Kuntz nga posti i trajnerit të Kombëtares turke

Tashmë drejtuesit e Federatës Turke të Futbollit janë në kërkim të një pasardhësi për 60-vjeçarin dhe duket se e kanë gjetur atë në Itali, teksa në fokus është ish-“numri 1” i pankinave të Milan, Roma e Fiorentina.

Bëhet fjalë për 49-vjeçarin, Vincenzo Montella, i cili sipas raportimeve më të fundit të mediave është takuar këtë të hënë me Presidenti e Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukeksi.

Teska mësohet se marrëveshja është arritur dhe italiani mund të zyrtarizohet shumë shpejt si trajner i ri i Kombëtares turke.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat