Larg fushave për tre muaj

Futboll

Larg fushave për tre muaj

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 12:09
Pamje nga një ndeshje

Telashe në organikën e Milanit të trajnerit Stefano Pioli. Kuqezinjtë humbasin Mattia Caldara i cili pas një problemi në kavilje do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën tre muaj.

29-vjeçari do të mund të shkelë sërish në fushat e blerta vetëm në vitin e ardhshëm.

Caldara ishte rikthyer te Milani këtë verë pas një eksperience te Spezia, teksa trajneri Pioli e kishte vendosur edhe në listën e lojtarëve që mund të aktivizoheshin në Champions League.

Por, tashmë fati i bëri sërish një lojë të shëmtuar me Caldarën që ditët e ardhshme do të fokusohet te rikuperimi..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat