Teuta arriti të fitonte ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-0, teksa trajneri i bregdetarëve, Diego Longo u shpreh mjaft i lumtur për skuadrën e tij e sidomos për golin e Arifit, 16-vjeçarit që vendosi fatin e takimit.
“Fitorja ndaj Skënderbeut? Faleminderit për komplimentet.
Besoj se detyrim nuk ishte, por kemi detyrim të bëjmë stërvitje të mirë dhe ndeshje të mirë.
Një skuadër si e jona, e re dhe me të rinj ka impenjim maksimal. Fitoret janë diçka më shumë. Skuadra si Tirana, Egnatia, Partizani apo Laçi atëherë është diçka ndryshe.
Duhet të komplimentoj Arifin sesepse është djalë punëtor dhe sigurisht që prisja të shënonte dhe jep maksimumin edhe pse është i ri", tha Longo.