Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 19.09.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së pestë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së katërt të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së pestë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së katërt të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Prishtina”. Motivi: Në min 20 dhe 28 të ndeshjes, tifozët vendas ”Plisat”, hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës, me ç`rast dëmtohet fusha e lojës dhe ndeshja ndërpritet për tre minuta. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Liria fotove dhe xhirimeve  televizive.

Ndaj: SC ”Gjilani”. Motivi: Gjatë zhvillimit të ndeshjes reklama e sponsorit kryesor të Superligës Albi Mall nuk është vendosur paralel me vijën e mesit të fushës ashtu si është e definuar. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Gjilani – Malisheva fotove  dhe xhirimeve  televizive.

Ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Flamurtari”, Liridon Leci nr ID-000640M85. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, vrapon drejt gjyqtarit kryesor të ndeshjes duke e  dhe kërcënuar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.

Pas ndëshkimit kryetrajneri Liridon Leci humb  tërsisht kontrollin dhe fillimisht i shkel këmbën gjyqtarit kryesor, bën dorën grusht dhe fillon ta ofendojë rëndë atë personalisht dhe familjen e tij.

Pasi gjyqtarët kanë hyrë në zhveshtore pas pak hyn edhe Liridon Leci dhe vazhdon të ofendojë në baza familjare  dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor, mirëpo pengohet nga dy asistentët e gjyqtarit kryesor, pastaj ndërhyn policia dhe e largon nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Pas përfundimit të ndeshjes dhe të nesërmen, i njëjti ka vazhduar me kërcënimin përmes  rrjeteve  sociale për çka gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje ka hapur rast në polici. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Flamurtari-Ramiz Sadiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat