Barcelona do të fillojë përpjekjen e saj për të pushtuar Europën për herë të gjashtë me sfidën 19 shtatorit në Champions League kundër Antwerp.
Katalanasit nuk kanë arritur të përparojnë nga faza e grupeve në dy edicionet e fundit dhe trajneri Xavi ka thënë se thjesht kalimi në raundin e 1/8-at është objektivi i klubit këtë sezon.
Sipas GOAL, blerja e verës Ilkay Gundogan tani ka zbuluar se fitorja e Champions League nga katalanasit do të jetë një sfidë shumë e vështirë për ta.
“Unë do të doja të fitoja përsëri Champions League, por e di që realiteti në Barcelonë është ndryshe.
Jemi në proces të ndërtimit. Kemi një ekip shumë të ri, por me shumë potencial dhe cilësi”.
Barcelona e fitoi për herë të fundit Champions-in në 2015-ën kur Luis Enrique udhëhoqi gjigantët e La Liga-s drejt triumfit, me Lionel Messin, Neymar dhe Luis Suarez të gjithë ende pjesë e ekipit.