Paulo Buxhelaj është një nga elementët nga të cilët Partizani shpreson të sigurojë një kontribut të rëndësishëm në të ardhmen.
Edhe pse mbrojtësi i majtë ka përfunduar në stol që me ardhjen e trajnerit Zoran Zekiç, të kuqtë kanë vendosur r të rinovojnë marrëveshjen ekzistuese me të.
Nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, klubi i kuq bëri të ditur se ka zgjatur deri në vitin 2027 akordin ekzistues me futbollistin 20-vjeçar, i cili është bërë pjesë e rregullt e formacionit të kombëtares Shpresa.
“Partizani njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Paulo Buxhelaj. Mbrojtësi 20 vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2027.
Klubi konkretizon pozitivisht të ardhmen e mbrojtësit të kampionëve, njëkohësisht pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues U-21”, shkruhej në njoftimin e Partizanit.